Connect with us

Lifestyle

Nëse ti ke një nga këto 10 gjëra, atëherë ti je femër me klas moj shoqe!

Published

on

Gruaja me klas,”zonja”, nuk duhet nënvlerësuar ose marrë lehtë. Ajo është një person me dhembshuri të madhe dhe vetëvlerësim, dhe janë të rrallë burrat që kanë nderin të kenë dashurinë e saj. Më poshtë po rendisim vetëm disa nga shenjat që tregojnë se jeni në praninë e një zonje të vërtetë.

Ajo shfaq kontroll emocional

Pa marrë parasysh se çfarë po ndodh, ajo e ruan qetësinë. Ajo mund të qeshë, ose të rrezatojë një shkëlqim verbues, por ajo kurrë nuk jep shfaqje duke u shprehur me teprim, thjeshtë për të marrë vëmendje. Ajo është shumë më e mirë se kaq.

Ajo e dëshiron mashkullin, ajo nuk ka nevojë për mashkullin

Nëse një zonjë zgjedh të jetë në shoqërinë tuaj, mos e merrni për të mirëqenë. Ju nuk jeni aty, për shkak se ajo nuk mund të jetojë pa ju (sepse ajo sigurisht që mundet të jetojë pa ju), ju jeni aty, sepse ajo dëshiron që ju të jeni.

Ajo ka peshën e saj të madhe në bisedë

Zonjat me klas nuk flasin për hir të të folurit. Ato kanë ide, mendime dhe janë një partnere e mirë në bashkëbisedime.

Ajo është e mirërregulluar, por jo narciziste

Një zonjë ka gjithmonë klas në paraqitje por nuk është kurrë e obsesionuar me dukjen e saj. Kjo është një arsye për të cilën njerëzit janë të tërhequr prej saj – magjia e një gruaje me klas ndihet kollaj dhe natyrshëm, pa patur nevojë për teprime. Ajo nuk e fsheh bukurinë e saj natyrore, nën përbërje të ngjyrosura dhe as nuk vendos stoli të tepërta.

Ajo tregon dhembshuri

Çfarë të bën me të vërtetë me “klas” nuk është pasuri në çantë, por është pasuri në zemër. Një zonjë me klas është e mirë dhe e vëmendshme ndaj të gjithëve. Ajo nuk gjen kënaqësi në mizorinë apo sarkazmën – ajo kujdeset natyrshëm për të tjerët.

Veshja e saj ekuilibron modën me ndjeshmërinë

Një zonjë me klas nuk ka nevojë të veshë taka, mbi të cilat një modele e modës as nuk ecën dot. Nuk ka nevojë as të shfaqë pjesë të trupit të saj që janë të rezervuara vetëm për shoqëri intime. Modelet dhe standardet ndryshojnë, por ajo nuk përpiqet të tërheqë vëmendjen me shfaqje apo vulgaritet – ajo do ta bëjë këtë me zemër dhe mendje.

Ajo nuk përpiqet të jetë qendra e vëmendjes

Ka një kohë për të folur dhe një kohë për të dëgjuar. Gruaja me klas nuk është personi më i zhurmshëm në dhomë, por kur ajo flet, nuk është e ndrojtur. Nëse ju doni vëmendjen e saj, do të duhet ta fitoni atë.

Ajo merr përgjegjësi për veten

Një zonjë me klas nuk është frikacake. Ajo e kupton se duhet të qëndrojë prapa çdo gjëje që thotë dhe bën. Kjo është pjesërisht arsyeja pse ajo nuk flet pa kuptim – fjalët e saj kanë kuptim, ashtu si veprimet e saj.

Ajo nuk do që të merret si e mirëqenë

Mjerë ju që e merrni një zonjë si të mirëqenë. Ajo e njeh vlerën e saj dhe vetëbesimi i saj është i shëndetshëm. Nëse nuk dini si ta çmoni, ajo do të ikë.

Kalimin e kohës, një zonjë me klas e përcjell me hijeshi

Ajo nuk e konsideron kohën armikun e saj. Pse? Sepse plakja është e natyrshme; kjo është rruga e gjërave. Një zonjë e sheh kalimin e kohës si një mundësi për të fituar mençuri. Ajo nuk e lufton, sikur të ishte një armik i vetëvlerësimit të saj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

‘Alketa Vejsiu kunder te gjitheve’ debati për ‘Taramelen’, Alketa ja mbyll gojën një herë e mirë…

Published

on

Alketa Vejsiu ka qenë një ndër personazhet më të komentuara ditët e fundit për shkak të debatit të madh që është hapur në lidhje me historinë e Xheison Baftit.

Gjatë puntatës së fundit, Alketa nëpërmjet një videoje tregoi kushtet e vështira në të cilat rritej vogëlushi dhe i kërkoi të gjithëve që të kontribuonin sa do pak që atij t’i ndërtohej një shtëpi.

Mirëpo, lidhur më këtë nismë por edhe me mënyrën se si fëmijët trajtohen në emisionin e njohur ka pasur shumë reagime.

Përveç Olti Currit dhe psikologes Jeta Tocila, ditën e djeshme reagoi dhe moderatorja e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, Ola Bruko e cila përveç se kritikoi ashpër spektaklin tha se Xheisonit do t’i mbetet për gjithë jetën  damka ‘Taramele’, që i është vendosur pikërisht në këtë spektakël.

Lidhur me këto deklarata aspak të mira ka reaguar pak minuta më parë moderatorja Alketa Vejsiu nëpërmjet një postimi. Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga spektakli dhe pranë saj ka shkruar:

“E mira fiton gjithmonë! Në këtë vend s’ka dyshim, ka shumë më shumë njerëz të mirë seç mendojmë të gjithë ne! Faleminderit! Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Alketa pranë fotos duke nënkuptuar që kjo është një përgjigje për të gjithë ata që e kritikojnë.

Continue Reading

Lifestyle

Harrojini të ngushtat: Ja si duken XHINSET me te famshme të momentit/ Foto

Published

on

Xhinset e ngushta prej vitesh kanë qenë të preferuarat tona, por duket se ka ardhur koha t’i zëvendësojmë!

Konkurrentet më të forta të tyre janë këto!

Modeli vintage i xhinseve po tërheq gjithnjë e më tepër vëmendjen e vajzave

Të cilat zgjedhin një palë të tilla për t’i kombinuar në mënyra nga më të ndryshmet.

Xhins nga koka tek këmbët! Nëse ka një prerje xhinsesh që të bëjnë të dukesh sa elegante aq edhe stil, janë këto!

Të drejta në fund dhe me bel të lartë. Kombinohen me çfarëdo që t’ju shkojë ndër mend.

Koha e xhinseve të bardha! S’keni ende një palë të tilla?!

Pamja minimaliste s’është dukur kurrë më bukur..

Continue Reading

Lifestyle

Boll vuajtët me dyll dhe piskatore, kjo është metoda e vetme që eleminon qimet mbi buzë/ receta

Published

on

Kur bëhet fjalë për depilimin, të gjitha mundohemi ta shmangim sa më shumë që është e mundur.

Na besoni, nuk ka të bëjë aspak me higjienën personale të secilës prej jush, sesa me dhimbjen që sjell shkulja e qimeve me rrënjë. Megjithatë nëse depilimin e këmbëve apo krahëve mund ta vononi sa më shumë të jetë e mundur, me atë të fytyrës nuk mund të bëni ‘’shaka’’.

Qimet mbi buzë janë të dukshme, madje mos guxoni t’i mbuloni me krem pudër pasi do të bien akoma më shumë në sy. Ruajeni qe ta keni kete recete BIO

Ndërmjet mënyrave torturuese si piskatorja, depilimi me pe, me dyll apo receta e gjyshes me sheqer, Living ju sjell metodën më të thjeshtë dhe më pak të dhimbshme të mundshme, të cilën duhet ta provoni sa më parë.

Përbërësit e nevojshëm:
– 1 lugë gjelle miell bajamesh
– 1 lugë çaji sheqer kaf pluhur
– 2 të bardha veze

Në një enë shtoni gradualisht miellin e bajameve dhe sheqerin kaf dhe përziejini me njëri-tjetrin. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të krijohet një shkumë e bardhë dhe shtojini tek mielli e sheqeri. Shtoni disa pika vaj ulliri sipas dëshirës ose çfarëdo lloj vaj esencial të keni në shtëpi. Ruajeni qe ta keni kete recete BIO ,

Aplikoni pastën në zonën sipër buzës së sipërme ku dhe dalin mustaqet, mbajeni për 5 minuta, derisa të thahet. Pasi të thahet, hiqni nga fytyra duke masazhuar fytyrën në formë rrethore. Pastaj, mund të lani fytyrën dhe të shikoni rezultatin. Do të ngeleni pa fjalë. Mos harroni të përdorni një krem hidratues pas heqjes së maskës. Shiko vidoen me poshte per me shume.

Continue Reading

Trending

Top Black Out eshte krijuar si nje platforme e re ku do te keni mundesine te gjeni lajmet me pikante dhe gjithcka tjeter rreth modes, keshillave te bukurise dhe te rejave me te fundit te televizionit. Copyright © 2018 Top Black Out