Connect with us

Femra

Thuaji JO BOTOX-it, 5 sekrete bukurie qe asnje estetiste nuk jua thote…

Published

on

Askush nuk na e tregon, por është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për lëkurën. Pas 14 deri në 18 vjeç me një rutinë pastrimi, nga 19 në 24 vjeç me zakonin e hidratimit dhe nga 25 e tutje, me trajtime parandaluese.

Nëse keni bërë të gjitha këto, nuk do të keni shumë probleme me plakjen e parakohshme, por nëse arrini të njëzetat pa u kujdesur për veten, ne do t’ju tregojmë se si t’i shmangni rrudhat sa më shumë që të jetë e mundur. Mos harroni se çelësat janë këmbëngulje dhe disiplinë! Mbani shënim!

Kujdesi ndaj diellit- Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezatimit pa përdorimin e diellit mbrojtës prodhon njolla në lëkurë dhe thatësi. Prandaj, është e domosdoshme që të ketë një kremb me factor mbrojtës 30 FPS +, çdo mëngjes, dhe ta rivini çdo 2-3 orë. Rutinë e pastrimit dhe hidratimit Ky hap nuk është i vlefshëm nëse e bëni një herë në javë ose çdo herë që ju bie mendja.

Regjistro në mendjen tënde se kjo është një praktikë e përditshme në të cilën duhet të aplikoni pastruesin dhe hidratuesin sipas llojit të lëkurës suaj. Pas 25 vitesh, është e këshillueshme që të përdorni një serum me acid hialuronik gjatë natës dhe një multivitamin në mëngjes për të mbajtur lëkurën rrezatuese dhe elastike.

Pushim i qetë- Edhe pse mendoni se pushimi siç duhet është I pamundur për shkak të provimeve, festive apo punës. Fjetja e 8 orëve në ditë është thelbësore për të parandaluar shfaqjen e rrudhave para moshës 30 vjeç, pasi pushimi i shkurtër nuk lejon rinovimin e qelizave. Heqja e make up-it në mënyrë strikte

Që nga fillimi i përdorimit të make up-it, duhet ta hiqni plotëisht nga lëkura ën fund të ditës. Në rast se nuk e dini, nëse nuk e hiqni grimin edhe vetëm ëpr një ditë, përshpejtoni plakjen për një javë, prandaj përdorni vajra, balsame dhe kremëra për t’u siguruar se nuk ka gjurmë produkti në fytyrë para se të shkoni në shtrat .

Pini ujë të mjaftueshëm, çdo ditë!- Merrni të paktën 8 gota ujë gjatë ditës për të mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar. Sekreti është të pini pak nga pak në mënyrë që të përfitoni nga të gjitha vlerat e tij. Shamngni pijet me gaz dhe me sheqer. Zëvendësojini me fruta dhe antioksidantë të cilët ju vonojnë shfaqjen e rrudhave.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Argetim

5 Ditet me te mira te muajit MAJ kur mund te prisni floket qe tju rriten me shpejt/ datat

Published

on

Astrologët, siç e dini, janë në gjendje të shpjegojnë gjithçka na ndodh në jetë me lëvizjen e Hënës.

Nuk mbeten thjesht këshillat e gjysheve.

Edhe flokët, të gjatë apo të shkurtër, ndikohen nga Hëna dhe sinjalet e saj.

Nëse i presim në ditët më të mira, atëherë stimulojmë rritjen ose jo në periudha të ndryshme.

Sa i përket muajit maj, astrologët thonë se ditët më të mira për të prerë flokët dhe për të stimuluar rritjen e tyre janë:

23 maj, 2019

25 maj, 2019

26 maj, 2019

29 maj, 2019

30 maj, 2019

Një vëzhgim afatgjatë i fazave hënore dhe ndikimit në shëndetin e flokëve ka arritur në përfundimin se koha më e mirë për prerjen e flokëve është Hëna e Plotë. Kjo, sipas studiuesve, shpjegohet me faktin që organizmi ynë, si strukturë biologjike, ndikohet fuqishëm nga ritmet natyrore.

Periudha e Hënës së Plotë është koha kur çdo gjë është e mbushur me energji. Gjatë kësaj kohe, kjo energji është e lartë, ndaj rekomandohet që ta pastrosh duke prerë flokët (vetëm një prerje majash është e mjaftueshme).

Nëse do që të flokët të të rriten shpejt, por edhe të kesh rrënjë të forta, atëherë është mirë që flokët t’i presësh gjithmonë sipas ciklit hënor.

NUK duhet t’i presësh flokët

Gjatë Hënës së Re (është periudhë kritike për trupin)

Në ditën e 9-të të Hënës

Në ditën e 15-të të Hënës (kontrollo fazat hënore dhe shenjën e horoskopit kur duhet të zgjedhësh ditën më të mirë)

Kur hëna është 23-ditëshe

Në grafikun e mëposhtën, janë të shënuara me të gjelbër ditët e rekomanduara për të prerë flokët gjatë këtij muaji dhe me të kuqe ditët që nuk rekomandohen. Bej zgjedhjen më të mirë.

Continue Reading

Femra

Kete lloj fustani vetem Jeniffer Lopez mund ta veshi, shikoni sa bukur i rri asaj/ Foto

Published

on

E ka treguar se ka nje lloj dobësie për këtë ngjyrë, të cilën jo shumë e preferojnë, sepse në fakt, edhe nuk i shkon të gjithëve! Por Jennifer Lopezit I rri mjaft mirë jeshilja-neon, ndaj dhe nuk ngurron ta përdorë.

Së fundi, në këtë ngjyrë kishte zgjedhur fustanin me të cilin u shfaq në programin: “ Jimmy Kimmel Live!“, kur foli për Shën Valentinin e parë me të fejuarin Alex Rodriguez, dhe tregoi sesi ai e kishte “mbytur“ me lule, cokollata e ëmbëlsira.

Paradite ndërkohë, ishte veshur thjeshtë, me një kostum gri e bluze të bardhë, por edhe atë lloj thjeshtësie e kishte thyer me syzet e diellit me xhama pasqyrë e këpucët më taka e lidhëse deri tek kyci!

Continue Reading

Femra

4 Sekretet që parukierët nuk ja u thonë, por i mbajnë për vete! Mësojini tani

Published

on

Një model i mirë mund të përmirësojë ndjeshëm vetëvlerësimin e një gruaje dhe ta bëjë më të bukur gjithë ditën e saj.

Megjithatë, takimi me një parukier nuk garanton gjithnjë një rezultat të mirë. Kryesisht sepse çdo stilist ka sekretet e tij dhe ata nuk kanë për qëllim gjithmonë të bëjnë flokët tuaj të duken bukur dhe të shëndetshëm. Ka disa sekrete që duhet të dini përpara se të shkoni për të prerë flokët tuaj:

-Tregojini parukjerit tuaj jo vetëm modelin që doni por dhe ato që nuk ju pëlqejnë: Para takimit tuaj të ardhshëm për të prerë flokët, gjeni disa fotot të modeleve që ju pëlqejnë dhe disa variante absolutisht të papranueshme. Do të ishte mirë nëse mund t’i tregonit saktësisht ato që doni si rezultat përfundimtar. 

-Është e pamundur të keni ngjyrën që dëshironi vetëm pas një séance tek parukierja: Nëse ju keni mbajtur një ngjyrë të errët flokësh për gjithë jetën dhe tani doni të bëheni bionde epo është e pamundur. Përgatituni të harxhoni shumë para deri sat ë bëheni një vajzë me flokë platin. 

-Krehja me onde fsheh gabimet e parukjerit: Një stilues flokësh mund të përdorë një mashtrim të thjeshtë për të fshehur gabime të vogla të bëra gjatë lyerjes ose prerjes së flokut tuaj. Për të vlerësuar punën e stilistit, kërkoni t’i krihni flokët drejtë.

– Kur vendosni prerjen tuaj të ardhshme, mos i kushtoni vëmendje vetëm formës suaj të fytyrës, por edhe strukturës së flokëve. Për shembull. Kjo është arsyeja pse gratë me floke me onde të nuk rekomandohet të kenë prerje gjeometrike.

Continue Reading

Trending

Top Black Out eshte krijuar si nje platforme e re ku do te keni mundesine te gjeni lajmet me pikante dhe gjithcka tjeter rreth modes, keshillave te bukurise dhe te rejave me te fundit te televizionit. Copyright © 2018 Top Black Out