Connect with us

Lifestyle

Harrojini të ngushtat: Ja si duken XHINSET me te famshme të momentit/ Foto

Published

on

Xhinset e ngushta prej vitesh kanë qenë të preferuarat tona, por duket se ka ardhur koha t’i zëvendësojmë!

Konkurrentet më të forta të tyre janë këto!

Modeli vintage i xhinseve po tërheq gjithnjë e më tepër vëmendjen e vajzave

Të cilat zgjedhin një palë të tilla për t’i kombinuar në mënyra nga më të ndryshmet.

Xhins nga koka tek këmbët! Nëse ka një prerje xhinsesh që të bëjnë të dukesh sa elegante aq edhe stil, janë këto!

Të drejta në fund dhe me bel të lartë. Kombinohen me çfarëdo që t’ju shkojë ndër mend.

Koha e xhinseve të bardha! S’keni ende një palë të tilla?!

Pamja minimaliste s’është dukur kurrë më bukur..

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

‘Alketa Vejsiu kunder te gjitheve’ debati për ‘Taramelen’, Alketa ja mbyll gojën një herë e mirë…

Published

on

Alketa Vejsiu ka qenë një ndër personazhet më të komentuara ditët e fundit për shkak të debatit të madh që është hapur në lidhje me historinë e Xheison Baftit.

Gjatë puntatës së fundit, Alketa nëpërmjet një videoje tregoi kushtet e vështira në të cilat rritej vogëlushi dhe i kërkoi të gjithëve që të kontribuonin sa do pak që atij t’i ndërtohej një shtëpi.

Mirëpo, lidhur më këtë nismë por edhe me mënyrën se si fëmijët trajtohen në emisionin e njohur ka pasur shumë reagime.

Përveç Olti Currit dhe psikologes Jeta Tocila, ditën e djeshme reagoi dhe moderatorja e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, Ola Bruko e cila përveç se kritikoi ashpër spektaklin tha se Xheisonit do t’i mbetet për gjithë jetën  damka ‘Taramele’, që i është vendosur pikërisht në këtë spektakël.

Lidhur me këto deklarata aspak të mira ka reaguar pak minuta më parë moderatorja Alketa Vejsiu nëpërmjet një postimi. Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga spektakli dhe pranë saj ka shkruar:

“E mira fiton gjithmonë! Në këtë vend s’ka dyshim, ka shumë më shumë njerëz të mirë seç mendojmë të gjithë ne! Faleminderit! Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Alketa pranë fotos duke nënkuptuar që kjo është një përgjigje për të gjithë ata që e kritikojnë.

Continue Reading

Lifestyle

Boll vuajtët me dyll dhe piskatore, kjo është metoda e vetme që eleminon qimet mbi buzë/ receta

Published

on

Kur bëhet fjalë për depilimin, të gjitha mundohemi ta shmangim sa më shumë që është e mundur.

Na besoni, nuk ka të bëjë aspak me higjienën personale të secilës prej jush, sesa me dhimbjen që sjell shkulja e qimeve me rrënjë. Megjithatë nëse depilimin e këmbëve apo krahëve mund ta vononi sa më shumë të jetë e mundur, me atë të fytyrës nuk mund të bëni ‘’shaka’’.

Qimet mbi buzë janë të dukshme, madje mos guxoni t’i mbuloni me krem pudër pasi do të bien akoma më shumë në sy. Ruajeni qe ta keni kete recete BIO

Ndërmjet mënyrave torturuese si piskatorja, depilimi me pe, me dyll apo receta e gjyshes me sheqer, Living ju sjell metodën më të thjeshtë dhe më pak të dhimbshme të mundshme, të cilën duhet ta provoni sa më parë.

Përbërësit e nevojshëm:
– 1 lugë gjelle miell bajamesh
– 1 lugë çaji sheqer kaf pluhur
– 2 të bardha veze

Në një enë shtoni gradualisht miellin e bajameve dhe sheqerin kaf dhe përziejini me njëri-tjetrin. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të krijohet një shkumë e bardhë dhe shtojini tek mielli e sheqeri. Shtoni disa pika vaj ulliri sipas dëshirës ose çfarëdo lloj vaj esencial të keni në shtëpi. Ruajeni qe ta keni kete recete BIO ,

Aplikoni pastën në zonën sipër buzës së sipërme ku dhe dalin mustaqet, mbajeni për 5 minuta, derisa të thahet. Pasi të thahet, hiqni nga fytyra duke masazhuar fytyrën në formë rrethore. Pastaj, mund të lani fytyrën dhe të shikoni rezultatin. Do të ngeleni pa fjalë. Mos harroni të përdorni një krem hidratues pas heqjes së maskës. Shiko vidoen me poshte per me shume.

Continue Reading

Lifestyle

Këto janë arsyet pse motra e madhe është femra më e rëndësishme në jetën tuaj

Published

on

Nëse e dini apo jo, motra juaj më e madhe është në të vërtetë gruaja më e mirë që mund të keni pasur ndonjëherë në jetën tuaj.

Ajo është absolutisht shoqja juaj më e mirë. Mund të keni edhe grindje të vogla, por gjithmonë do të jetë mbrojtësja juaj më e madhe.

Mund t’ju kritikojë, mund t’ju bëjë të qani apo të besoni se jeni një qenie njerëzore e padobishme. Përkundër kësaj, ajo gjithmonë do t’ju dojë pa kushte.

A keni nevojë për më shumë arsye për të besuar se motra juaj e madhe është gruaja më e rëndësishme në jetën tuaj?

Epo, ja cilat janë:

Është shoqja juaj e parë dhe më e mira

Para se të keni mundësinë të krijoni miqësi dhe marrëdhënie me këdo tjetër në jetë, ju tashmë keni motrën tuaj. Ajo gjithmonë do të jetë shoqja juaj e parë, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo. Kjo do të thotë se do të jetë edhe mikja juaj më e vjetër. Dhe për shkak të sasisë së kohës që kaloni së bashku, do të jetë edhe mikja juaj më e mirë.

Kupton çdo gjë që përjeton me familjen

Ajo e kupton atë që përjeton me familjen tënde, sepse është edhe ajo. Ajo e di llojin e presionit që merrni nga prindërit tuaj. Kupton llojet e problemeve që hasni në shtëpi. Për shkak të kësaj, ajo me të vërtetë mund të ndjejë dhe kuptojë problemet tuaja.

Ju bën të ndiheni sikur nuk keni pse të fshihni ndonjë gjë nga ajo

Ajo gjithmonë do të bëjë që ju të ndiheni mirë, ju gjithmonë do të jeni vetja me të. Ajo ndoshta ka parë më të keqen tuaj, kështu që nuk ka arsye për t’u fshehur prej saj. Ju kurrë nuk do të duhet të pretendoni me të.

Ju ndihmon ta shikoni botën nga një perspektivë tjetër

Për shkak se ajo është më e madhe, ajo do të jetë në gjendje t’ju tregojë gjëra nga një perspektivë tjetër, gjë që moshatarët tuaj nuk do të ishin në gjendje t’ua jepnin.

Ajo ka një dollap plotë me rroba që mund t’i marrësh sa herë të duash

Veshjet e saj gjithashtu mund të jenë tuajat. Fantastike, apo jo? Dhe edhe nëse në fillim ajo mund të zemërohet, nëse merr hua disa rroba pa e pyetur atë, mos u shqetëso. Në fund ajo do të pëlqejë se si dukesh.

Do të jetë gjithmonë e ndershme me ty

Ajo kurrë nuk do t’ju gënjejë, vetëm për t’ju mbrojtur nga ndjenjat tuaja. Ajo kurrë nuk do t’ju mashtrojë vetëm për t’ju bërë të lumtur. Ajo e di se, duke qenë motra juaj e madhe, ajo gjithmonë duhet të të tregojë të vërtetën, edhe kur nuk dëshiron ta dëgjosh.

Shtëpia do jetë gjithmonë e hapur për ju, edhe kur nuk jetoni më bashkë

Edhe nëse rritesh dhe largohesh, shtëpia e saj do të jetë gjithmonë e jotja. Në rast nevoje, ajo gjithmonë do të hapë dyert për ju për të gjetur ngushëllim.

E di vlerën tuaj

Ajo beson tek ju dhe e dini pse? Për shkak se e di se çfarë keni jetuar në jetë, çfarë keni kapërcyer dhe për këtë arsye gjithashtu e di se sa larg do të jeni në gjendje shkoni.

Gjithmonë do të jetë pika juaj më e madhe e referencës

Pavarësisht nëse jeni e vetmuar ose jo, gjithmonë mund të mbështeteni tek motra juaj, nëse kërkoni të flisni. Ose thjesht për të ndarë lajme të mira.

Ju jep këshilla të shkëlqyera

Për shkak se ajo është më e madhe se ju, ajo është gjithashtu më e mençur dhe më me përvojë. Ndoshta sepse ajo që po kalon tani, ajo e  jetoi shumë kohë më parë.

A e kuptoni tani pse një motër e madhe është kaq e rëndësishme?

Sepse do të jetë gjithmonë e gatshme të qëndroj pranë jush, në të mirë ose në të keq.

Continue Reading

Trending

Top Black Out eshte krijuar si nje platforme e re ku do te keni mundesine te gjeni lajmet me pikante dhe gjithcka tjeter rreth modes, keshillave te bukurise dhe te rejave me te fundit te televizionit. Copyright © 2018 Top Black Out