Connect with us

Uncategorized

HËNA e RE sjell ndryshim DRASTIK në korrik, Astrologia Meri paralajmëron kete shenje HOROSKOPI…

Published

on

Hëna lëviz shpejt, duke shpenzuar vetëm 2-3 ditë në çdo shenjë.

Kjo paqëndrueshmëri, do të thotë se ka një ndikim të veçantë, po aq dhe të rëndësishëm në energjinë tonë të përditshme.

Më poshtë do t’ju japim kalendarin e hënës deri në mesin e muajit tjetër dhe çfarë

17 qershor: Hënë e plotë në Shigjetar Njohur edhe si Straëberry Moon, Honey Moon ose Rose Moon, kjo paraqet kulmin e pranverës dhe fillimin e verës.

Nëse ende nuk e keni të qartë, kjo është një shenjë e mirë për jetën tuaj të dashurisë.

Është koha për ndryshim dhe mundësi të reja. Përdorni këtë energji të Hënës për të marrë atë çka doni!

20-22 qershor: Hënë në Ujor Këto pak ditë do të ndjeni se keni gjithçka nën kontroll dhe nuk do t’u druheni eksperimenteve.

Nëse je në një marrëdhënie, e sigurtë që seksi nuk do të jetë i mërzitshëm, sepse do të vini në punë fantazinë tuaj.

Kjo është një periudhë për të dalë nga monotonia e për të testuar kufijtë tuaj.

23-24 qershor: HËNA NË SHENJËN E PESHQVE Është koha për t’ çliruar dhe ndarë mendimet, shpresat dhe frikën tuaj rreth dashurisë me partnerin tuaj apo edhe me miqtë tuaj më të afërt.

Mos i mbart emocionet negative së brendshmi, sepse kur mbahen në errësirë, mund të të ndihen vërtet dërrmuese.

28-29 qershor: Hëna në DEM Pushimi është “tema” e kësaj faze, prandaj shpërfillni gjithçka ju lodh kokën dhe merrni kohë për t’u relaksuar.

30 qershor – 1 korrik: HËNA NË BINJAK Kjo është një fazë tejet e fuqishme dhe imagjinata juaj do të drejtojë për pak ditë jetën tuaj.

Kini kujdes qëndroni në këmbë sepse mund të gaboni e të lëndoni njerëzit që ju duan.

2-3 korrik: Hënë e re në Gaforre Një Hënë e Re sinjalizon pikun e energjisë seksuale, prandaj sigurohuni që të mos e humbisni këtë mundësi.

10-12 korrik: HËNA NË AKREP Xhelozitë, dyshimet, akuzat dhe sekretet po kërcënojnë lidhjen tuaj. Prisni që stuhia të kalojë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Arbana Osmani merr dhuraten speciale nga Noizy, ja cfare i ka bere ai per ditelindje/ Foto

Published

on

Një ditë më parë, moderatorja e njohur Arbana Osmani festoi ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar urimet dhe surprizat e shumta nga njerëzit e afërt dhe miqtë e saj.

Madje Arbana është surprizuar edhe ditën e sotme me një dhuratë nga reperi i njohur, Noizy.

Ky i fundit i kishte dërguar moderatores të gjithë koleksionin e ri të veshjeve “Illyrian” me rastin e ditëlindjes.

“Faleminderit Noizy që më solle të gjithë koleksionin ‘Illyrian’ për ditëlindjen time”, shkruan Arbana në foton e publikuar në “Instastory” ku shfaqen veshjet e zgjedhura për moderatoren.

Continue Reading

Uncategorized

Pasi Olti dhe psikologia iu kundërvunë, vjen reagimi i Alketa Vejsiut/ Foto

Published

on

Një debat i madh është hapur ditët e fundit në lidhje me nismën që moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka ndërmarrë për t’i ardhur në ndihmë Xhejsonit të Piter Pan i cili për të gjithë njihet si ‘Taramelja’.

Alketa kishte vizituar së fundmi shtëpinë e vogëlushit dhe nëpërmjet një videoje tregoi në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ dhe kushtet jo të mira në të cilat ai po rritje.

Lidhur me këtë gjë ka pasur shumë reagime nga personazhet e  njohur. Një ndër tyre ka qenë opinionisti Olti Curri i cili ka thumbuar vazhdimisht

Alketën nëpërmjet postimeve të tij. Ditën e djeshme nëpërmjet një postimi ai shkruante me ironi në google: ‘Kur qau Alketa’, duke ju referuar reagimit që moderatorja pati në emision kur po tregonte rastin e Xhejson.

Po ashtu ditën e djeshme bëri bujë në media një shkrim i psikologes Jeta Toçila, e cila i ishte kthyer kundër programit dhe mënyrës se si trajtohen fëmijët dhe sidomos ka folur për mënyrën se si e trajtojnë Xhejson.

Lidhur me këto lajme, Alketa ka vendosur të reagojë pak më parë duke shpërndarë në ‘Instastory’ të gjitha lajmet ku mediat flasin për momentin që ajo qan në spektakël dhe madje ka shpërndarë dhe një artikull ku një gazetar flet kundër deklaratës së psikologes.

Në fund të postimeve Alketa ka shkruar thjesht një ‘Falemidnerit’ duke treguar se nuk interesojnë aspak reagimet negative dhe se do vazhdojë me misionin e saj.

Continue Reading

Uncategorized

Ndryshime te bukura per kete 3 shenja horoskopi, ja cfare i pret gjat muajit MAJ…

Published

on

Binjakët

– Këtë muaj shenja e binjakëve do të jete e fokusuar tërësisht tek paratë. Shumicën e rasteve të ardhurat janë një stimulues për ju në mënyrë që të vijoni të jeni sa më produktiv.

Yjet ju sugjerojnë që këtë herë të eksperimentoni në diçka tjetër që ka lidhje me paratë.

Përpiquni të qëndroni një çast dhe të hapni mendjen në mënyrë që të gjeni horizonte të reja, të cilat do të jenë fitimprurëse për ju.

Dashi

– Gjatë muajit maj duhet të keni kujdes ju të shenjës së dashit, pasi përgjegjësitë familjare do ju tërheqin vëmendjen nga dëshirat personale apo planet.

Mos u përpiqni t’i evitoni detyrat tuaja. Prioriteti këtë muaj mbetet vetëm familja të paktën deri në qershor.

Ëndrrat dhe dëshirat që keni ruajini për më vonë pasi do të vijë koha e duhur edhe për to. Ndonëse me pak vështirësi ju do ja dilni mbanë siç keni bërë çdo herë.

Demi

– Muaji maj do të thotë ditëlindje për ju të shenjës së demit. Ky muaj pritet të jetë i mbushur me evente speciale për të lindurit në këtë shenjë. Pozicioni i planetëve do të plotësojë disa nga dëshirat që ju keni.

Njerëz të rinj në jetën tuaj do të sjellin eksperienca të reja çka do të thotë që marrëdhëniet do të marrin një tjetër kuptim.

Kjo mund të përfshijë çdo lloj marrëdhënie që mund të jetë familjare, miqësore, dashurore etj. Këtë muaj gjithashtu pritet që të udhëtoni shumë.

Continue Reading

Trending

Top Black Out eshte krijuar si nje platforme e re ku do te keni mundesine te gjeni lajmet me pikante dhe gjithcka tjeter rreth modes, keshillave te bukurise dhe te rejave me te fundit te televizionit. Copyright © 2018 Top Black Out