Connect with us

Argetim

Ja kur pritet që vala e të nxehtit afrikan të godasë Shqipërinë; Temperaturat kalojnë parashikimet

Published

on

Valët e të nxehtit Afrikan kanë “goditur” prej ditës së djeshme kontinentin evropian duke bërë që temperaturat e ajrit të ngrihen deri në 45 gradë celsius në gadishullin Iberik, por temperatura ekstremist të larta priten në Evropën Qendrore dhe pjesërisht në Mesdhe.

Një meteorolog  spanjoll u shpreh se “dyert e ferrit” ishin hapur ndërkohë autoritetet e larta franceze urojnë që të mos përsëritet situata e vitit 2003 ku rreth 15 mijë persona ndërruan jetë si pasojë e temperaturave shumë të larta.

Vendi ynë do të jetë në periferi të kësaj vale ku temperaturat do të rriten jo më shumë se 39 gradë celsius. Kjo situatë pritet të vijojë deri në fillimin e muajit korrik, periudhë që vala e të nxehtit do të përfshijë Ballkanin dhe Shqipërinë

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Argetim

Ky është fruti i vetëm që balancon çrregullimet hormonale dhe ju ndihmon të bini nga pesha

Published

on

Edhe pse avokado ka hyrë shumë vonë në tregun tonë vendas krahasuar me atë evropian e më gjerë, është shndërruar shumë shpejt në një prej produkteve më të çmuara për shëndetin aq sa nuk do të gënjenim aspak nëse themi që ky frut çudibërës është i vetmi që ju ndihmon të rivendosni ekuilibrin hormonal, të humbni peshë dhe të mbroheni nga kanceri. Më poshtë, Living ju njeh me 5 arsyet kryesore përse duhet të konsumoni avokado:

1.Përmirëson shëndetin e zemrës: Avokado balancon lipidet e gjakut për shkak të acideve të shëndetshme yndyrore që përmban. Në një avokado me madhësi mesatare gjenden rreth 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% acide yndyrore poli të ngopura dhe 16% acide yndyrore të ngopura. Konsumi i vazhdueshëm i avokados përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pastron arteriet e venat.
2.Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm: Vitaminat dhe acidet esenciale Omega-3 që gjenden tek avokado ndihmojnë lëkurën tuaj të jetë sa më e shëndetshme dhe të balancojë nivelin e sebumit, si dhe është një ndër hidratuesit më të mirë të skalpit dhe flokëve. Avokado përmban luteinë, një karotenoid që mbron dhe forcon shikimin.
3.Parandalon kancerin: Një studim i botuar në Journal of Nutrition and Cancer, zbuloi se elementet fitokimike që gjenden tek avokadot janë shumë të fuqishëm për të zëvendësuar kemioterapinë tek pacientët që vuajnë nga kanceri i gojës. Hulumtime të mëtejshme kanë provuar po ashtu se antioksidantët karotenoidë të avokados pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene të kancerit të lëkurës.
4.Ju ndihmon të humbni peshë: Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura në yndyrna të shëndetshme përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye duhet ta bëni avokadon pjesë të regjimit tuaj dobësues.
5.Ndihmon në balancimin e niveleve të hormoneve: Avokado përmban acide yndore esenciale që ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë në funksionin riprodhues dhe atë njohës.

Continue Reading

Argetim

HOROSKOPI i muajit KORRIK sipas astrologut te famshem PAOLO FOX, ja shenja me FAT e muajit…

Published

on

DASHI21. mars – 20. prill
jatë këtij muaji priten dite plot ngjyra dhe aspak te zymta. Me komunikim dhe dëshirë te mirë do arrini te zgjidhni edhe çështjet me delikate. Beqaret do tregohen me te duruar se me pare dhe nuk do inatosen për gjera te kota.

Pas datës 10 pritet te vije një periudhe edhe me e begate. Për beqaret gjerat nuk do jene shume te qeta. Ata nuk do jene me te lidhur me te shkuarën dhe do duan te përfitojnë çdo moment për te njohur persona te rinj.

Shëndeti mund te jete delikat ditët e para, por nëse tregoni me tepër kujdes dhe nuk e lini pas dore aktivitetin fizik, do rikuperoheni shpejt. Financat do kalojnë edhe periudha disi me te vështira, por me durim dhe menaxhim te mire situata do normalizohet.

Ne pune do jeni te organizuar dhe do i përmbushni me se miri detyrat qe do iu jepen. Do ndiheni edhe me shume krenare për veten.

DEMI21. prill – 21. maj
Do keni një jete mjaft emocionuese këtë muaj dhe shpesh do ju duket vërtet sikur jeni ne ëndërr. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te jete e fundit.

Ata qe janë ne një lidhje duhet te mendojnë te bëjnë gjera te reja e pse jo ndonjë çmenduri te vogël. Rutina është ajo qe e shkatërron me shume se çdo gjë tjetër një lidhje. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë çdo ftese qe do ju behet për te pasur njohje te reja.

Edhe sikur gjerat te mos shkojnë ashtu siç mund te keni dashur rëndësi ka te mos qëndroni vetëm. Shëndeti do ketë probleme serioze. Do jeni nervoze gjithë kohës, mund te prekeni nga virozat e stinës, por mund te keni edhe probleme me stomakun.

Financat nuk do jene shume te trazuara, por çdo gjë mund te ndodhe nëse kryeni investime te pamenduara mire. Ne pune do ju mungoje serioziteti dhe mund t’i zhgënjeni tej mase shefat tuaj.

BINJAKET22. maj – 21. qershor
Gjatë këtij muaji do bëni te gjitha përpjekjet për te pasur një jete sa me te bukur dhe jo me debate. Emocionet do jene te forta jave pas jave.

Te dashuruarit duhet t’i shprehin me tepër ndjenjat e tyre sepse ashtu personin ne krah do afrohet edhe me shume. Këtë muaj ata duhet te jene edhe me te gatshëm për te zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Beqaret kane për te përjetuar emocione te forta qe javën e pare sepse do realizojnë takimin e shume ëndërruar. Gjithsesi javën e fundit duhet te tregohen pak me te matur. Shëndeti do jete i mire. Do jeni plot gjallëri dhe nuk do keni aspak shqetësime.

Ne planin financiar duhet te merrni masa urgjente para se situata te përkeqësohet. Kurseni pak me shume sot qe te dilni te fituar nesër. Ne pune merruni fillimisht me gjerat me te vështira dhe me pas gjithçka do ju realizohet me shpejt.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Ka shume mundësi qe asgjë te mos ju shkoje si e dëshironi këtë muaj. Planetët do i keni kundërt dhe problemet mund te zmadhohen me kalimin e ditëve.

Ata qe janë ne një lidhje do jene kokëfortë dhe nuk do tolerojnë ne asnjë moment. Kjo mund ta acaroje partnerin, i cili gjithashtu nuk do hape rruge.

Beqaret duhet te ruajnë sa me shume qetësinë sepse po u nxituar do e lëndojnë veten. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime vetëm ditët e para sepse me pas gjendja do filloje te normalizohet. Do ndiheni ne forme te përkryer fizike dhe mendore.

Financat mund te kenë tronditje te vogla për shkak te ndonjë shpenzimi te pamenduara. Gjithsesi nuk do e teproni. Ne pune do ju lindin ide nga me te ndryshmet sesi te arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Do ja arrini qëllimit.

LUANI23. korrik – 22. gusht
Ky muaj do jete paksa delikat për ju. Mund të keni probleme dhe zhgënjime te vazhdueshme. Ne disa raste madje do ndiheni edhe te izoluar dhe nuk do dini çfarë te bëni për te shpëtuar. Për beqaret gjërat nuk do ecin ashtu si i kishin menduar.

Persona te trete do ua turbullojnë mendimet dhe do i shtyjnë te debatojnë ashpër me ata qe kane ne krah. Do kërkojnë te dominojnë dhe do flasin vrazhde.

Beqaret do kenë shume dëshirë te dalin me personat qe do i ftojnë, por diçka nuk do i lere te veprojnë. Shëndeti here do jete i mire here i keq.

Ne disa raste stresi do ju beje te ndiheni pa fuqi. Financat, nëse nuk arrini t’i menaxhoni me kujdes, mund te dobësohen jashtëzakonisht. Mos u nxitoni as për shpenzimet. Ne pune duhet te mbështeteni vetëm tek vetja sepse te tjerët do ua prishin planet. Gjerat nuk do jene te lehta, por as te pamundura.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Ky nuk do jete një muaj shume i qete. Here pas here do gjendeni përballë vështirësive dhe problemeve. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë turbullira te njëpasnjëshme dhe ne disa momente do mendojnë edhe për ndarje. Gjithsesi javën e fundit situata do ndryshoje si me magji. Beqaret duhet te dalin e te argëtohen sa me shume qe te mundin.

Nëse do kenë mundësi mund te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Shëndeti mund te ketë vetëm disa shqetësime te vogla për shkak te lodhjes ne pune, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Ne planin financiar do bëni mire te mos nxitoheni për te kryer investime.

Ne pune mos ju besoni te gjitha atyre qe do ju thonë disa kolege sepse do e bëjnë çdo gjë qe t’iu prishin pune. Dëgjoni vetëm mendjen tuaj dhe keni për te arritur gjithnjë e me lart.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Gjatë këtij muaji duhet të bëni zgjedhje përfundimtare, por ne fakt nuk do ndiheni gati. Sado te mundohen miqtë dhe familjaret t’iu mbështesin ju nuk do mundeni dot. Te dashuruarit do bëjnë mire te reflektojnë here pas here para se te hedhin çdo hap ne mënyrë qe zemra mos ju lëndohet. Jave e fundit do jete disi me e ekuilibruar dhe me e qete.

Beqaret do kenë një jete sociale mjaft aktive dhe me mundësi te mira për te filluar lidhje. Vendimet mire është t’i marrin ne qetësi dhe pa u ndikuar nga te tjerët. Shëndeti nuk do jete i keq.. Do jeni ne forme vetëm bëni pak kujdes me te nxehtin.

Sektori financiar nuk do jete ne gjendjen me te mire. Mundohuni te jeni te kursyer me shpenzimet. Ne pune nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sido qe te jene gjerat. Prisni javën e fundit për te marre disa vendime.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Humori do vije dite pas dite duke u përmirësuar gjate këtij muaji dhe kjo do beje qe gjerat te fillojnë te ecin si duhet ne çdo plan. Ata qe janë ne një lidhje do kenë disa probleme te vogla javën e pare dhe kjo për shkak te kokëfortësisë se te dyve.

Pas datës 10 do rikthehet pasioni dhe emocionet e forta. Beqaret edhe pse nuk do jene ne humorin e duhur, nuk do i refuzojnë për asnjë moment ftesat qe do ju bëhen.

Për këtë arsye kane për te gjetur personin me te përshtatshëm. Shëndeti duhet pasur me shume nen kujdes. Mundohuni te qëndroni sa me shume ne ajër te pastër dhe te mos neglizhoni asnjë lloj shqetësimi.

Financat do jene te paqëndrueshme. Ne disa momente madje mund te gjendeni edhe ne situata delikate. Ne pune do ecni dalëngadalë drejt suksesit. Mund te merrni edhe propozime për një pune me te rëndësishme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Ky nuk do jete muaj shume i mire për ju. Do kërkoni gjithmonë me shume nga vetja dhe nga partneri dhe gjerat nuk do ju ecin si duhet. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i japin disi me shume prioritet jetës intime. Dijeni qe po e late pas dore partnerin do keni mosmarrëveshje me pas ose dikush tjetër do ua marre nga duart.

Beqaret do joshin pa fund, por nuk dihet me rëndësi nëse do fillojnë një lidhje serioze apo do kenë thjesht aventura. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni me energjike se me pare dhe nervozizmi nuk do ekzistoje me.

Gjendja e financave nuk do jete ne momentin me te mire. Tregohuni shume te matur me çdo lloj shpenzimi. Ne pune do jeni mjaft këmbëngulës dhe do arrini shume shpejt atje ku keni dashur gjithmonë.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Komunikimi me ata e ju rrethojnë nuk do jete shume i mire këtë muaj. Shpesh do debatoni edhe për gjerat me elementare. Ata qe janë ne një lidhje nuk do kalojnë gjithë kohës një periudhe te qete sidomos 15 ditët e para, megjithatë nuk duhet te dorëzohen.

Pas ditëve te zymta do rivijne serish ngjyrat. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme dhe ëndrrat do ju realizohen me shpejt nga sa mendonin.

Shëndeti për fat te mire nuk do ketë shqetësime serioze. Mund te ndiheni vetëm te lodhur here pas here dhe mund t’iu dhembe koka. Sektori i financave do jete here pas here i paqëndrueshëm. Kujdes me çdo hap qe do hidhni sepse po filluan problemet serioze nuk do dini çfarë te bëni. Ne pune do jeni ambicioze, largpamës dhe te pandalshëm. Te gjitha planet do ju plotësohen një e nga një..

UJORI21. janar – 19. shkurt
Këtë muaj do marrë fund ankthi dhe meraku. Do ndiheni më optimistë dhe buzëqeshja do mbizotërojë shumicën e kohës. Nuk do e keni problem as te realizoni njohje te reja. Te dashuruarit duhet te vene ne praktike çdo ide qe kane ne koke ne mënyrë qe te kenë një jete sentimentale sa me te bukur. Partneri do tregohet mjaft i përkujdesur.

Beqaret nuk do durojnë gjate te qëndrojnë me atë status dhe do bëjnë te pamundurën për ta ndryshuar. Gjendja fizike dhe ajo morale do jene te shkëlqyera.

Nuk do ndiheni aspak te lodhur. Sektori financiar do jetë me i qëndrueshëm dhe do e keni me te lehte te kryeni investime. Ne pune do keni energjinë e duhur për t’i çuar projektet para. Kritikat qe do ju bëhen do i dëgjoni dhe do mundoheni te rregulloni gabimet.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Ky muaj do jete ideal për te kaluar me shume kohe me ata qe doni dhe për te zgjidhur disa probleme. Nëse jeni ne një lidhje, javët e para do jene te shkëlqyera. Nuk do keni as problemin me te vogël me partnerin dhe do ndiheni te qete. Javën e trete mund te jene disa persona te jashtëm qe do nxisin debatet, por gjithsesi asgjë për t’u alarmuar.

Beqaret do i konkretizojnë ëndrrat e tyre pas disa takimeve interesante qe do realizojnë qe ditët e para. Çdo gjë ka për te qene ndryshe tashme. Për shëndetin do përkujdeseni me tepër se me pare dhe gjendja do mbetet gjithë kohës e mire.

Edhe financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Çdo shpenzim do e kryeni te mirëmenduar. Ne pune do jeni te hapur për çdo lloj sfide, do i shprehni hapur mendimet dhe do hidhni hapat e duhura.

Continue Reading

Argetim

HOROSKOPI javor 1-6 KORRIK sipas asteologut te famshem Paolo Fox, ja shenja me FAT e javes…

Published

on

Dashi/ Kjo javë do të shënojë kthimin e Mërkurit në shenjën tuaj. Duke filluar që nga dita e mërkurë do të nisë për ju një periudhë shumë e suksesshme në aspektin profesional, gjatë së cilës nuk do të mungojnë rastet që duhet t’i kapni fluturimthi.

Aty nga mesi i javës do të merrni lajme të mira dhe Hënën do ta keni në shenjë. Venusi gjithashtu ju favorizon dhe ju premton shumë fat në sferën e ndjenjave.

Demi/ Java do të fillojë bukur me Hënën në shenjë. Të hënën dhe të martën do të merrni lajme të mira në aspektin profesional. Më pak fat do të keni për sa u përket ndjenjave. Venusi nuk ju favorizon dhe do të ndikojë që të keni mosmarrëveshje në çift.

Kërkojeni me çdo kusht dialogun me partnerin. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditët më të përshtatshme për të bërë një bisedë me të.

Binjakët/ Më në fund Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj. Duke filluar nga dita e mërkurë, do të zgjidhet çdo problem që keni pasur në jetën personale edhe për sa i përket aspektit profesional.

Duket se gjërat do të marrin rrugën e zgjidhjes dhe më në fund do t’ju njihen meritat. E mërkura dhe e enjtja do të jenë dy ditë me shumë fat, pasi Hëna do të jetë në shenjën tuaj.

Gaforrja/ Të premten dhe të shtunën fati do të jetë në anën tuaj, sepse më në fund Hëna do t’ju favorizojë. Deri ditën e mërkurë do të keni edhe mbështetjen e planetit Mërkur.

Përfitoni nga kjo situatë për t’u dhënë zgjidhje të gjitha çështjeve të mbetura pezull, sidomos për sa i përket aspektit profesional, sepse në të ardhmen e afërt parashikohet që të hasni ndonjë pengesë të paparashikuar.

Luani/Duket se fati është kthyer në anën tuaj, pas një periudhe të vështirë që keni kaluar. Duke filluar nga dita e mërkurë, planeti Mërkur do t’ju favorizojë dhe në aspektin profesional do të merrni lajme të mira. Për fat të keq, nuk do ta keni ende mbështetjen e Venusit. Do të keni probleme sentimentale dhe vetëm ditën e diel, kur Hënën do ta keni aleate, do të rifitoni qetësinë në çift. 

Virgjëresha/ Gjatë këtyre javëve të fundit Mërkuri ju ka nxjerrë pengesa në aspektin profesional, duke jua bërë marrjen e vendimeve akoma më të vështirë.

Më në fund, duke filluar nga dita e mërkurë, gjithçka do t’ju duket më e thjeshtë. Mërkuri do t’ju favorizojë dhe zgjidhjet do të vijnë si me magji. Veçanërisht me fat do të jenë dita e premte dhe e shtunë.

Peshorja/Gjatë javëve në vazhdim, për shkak se Mërkuri do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, Pdo të përballeni me probleme të shumta si në aspektin profesional ashtu edhe në familje. 

Do të keni vështirësi në komunikimin me të afërmit. Për fat, Venusi do t’ju dhurojë shumë gëzim, duke ju favorizuar në aspektin e ndjenjave. Dita më me fat do të jetë e diela. 

Akrepi/Java nuk do të fillojë fort e mbarë, për shkak se Hënën nuk do ta keni aleate. Do të ishte më mirë që gjatë këtyre ditëve të mos ju provokonin, sepse do të reagonit keq.

Venusi në pozicion të pafavorshëm ju krijon tensione në aspektin sentimental dhe puna mund të arrijë deri në zënkë. Për fat të mirë, ditën e premte dhe të shtunë do të mund të gjeni qetësinë si në punë dhe në shtëpi.

Shigjetari/Ditën e mërkurë, planeti Mërkur do të kthehet nga shenja juaj dhe suksesin do ta keni të garantuar. Ky do të jetë viti i fitoreve për ju dhe që tani do të filloni të vilni frytet e para. Bëni kujdes ditën e mërkurë dhe të enjte, sepse Hëna në pozicion të pafavorshëm mund t’ju bëjë ta shikoni me pesimizëm një situatë që mund të kthehet në dobinë tuaj.

Bricjapi/ Kjo nuk do të jetë një nga periudhat më pozitive për ju, sepse nuk do ta keni mbështetjen e Mërkurit.

Nëse në të kaluarën kishit bërë përparime në aspektin profesional, tani do të hasni pengesa në rrugën tuaj, sidomos të premten dhe të shtunën falë edhe ndikimit të Hënës që do ta përkeqësojë situatën. Mos u druani, sepse në të ardhmen fitoren do ta keni të sigurt.

Ujori/ Venusin e keni në shenjë dhe dashuria nuk mund të shkojë më mirë se kaq. Nëse jeni beqar mjafton të shikoni përreth, sepse do të bëni takime interesante, sidomos gjatë pjesës së dytë të javës. Duke filluar nga dita e mërkurë, do të keni edhe mbështetjen e Mërkurit dhe do të merrni lajme të mira në aspektin profesional. Bëni kujdes ditën e diel, sepse Hëna në pozicion të pafavorshëm mund t’ju krijojë ndonjë situatë të pakëndshme.  

Peshqit/ E hëna dhe e marta do të jenë ditë me shumë fat, sepse Hëna dhe Mërkuri të kthyer nga shenja juaj do t’ju ofrojnë mbështetje. Do të merrni pjesë në takime të rëndësishme dhe në aspektin profesional gjithçka do të shkojë mirë. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë të vështira, sepse Mërkuri do të kthehet nga shenja e Dashit. Në fundjavë do të jeni të favorizuar në sferën e ndjenjave.

Continue Reading

Trending

Top Black Out eshte krijuar si nje platforme e re ku do te keni mundesine te gjeni lajmet me pikante dhe gjithcka tjeter rreth modes, keshillave te bukurise dhe te rejave me te fundit te televizionit. Copyright © 2018 Top Black Out