Connect with us

Argetim

HOROSKOPI i muajit KORRIK sipas astrologut te famshem PAOLO FOX, ja shenja me FAT e muajit…

Published

on

DASHI21. mars – 20. prill
jatë këtij muaji priten dite plot ngjyra dhe aspak te zymta. Me komunikim dhe dëshirë te mirë do arrini te zgjidhni edhe çështjet me delikate. Beqaret do tregohen me te duruar se me pare dhe nuk do inatosen për gjera te kota.

Pas datës 10 pritet te vije një periudhe edhe me e begate. Për beqaret gjerat nuk do jene shume te qeta. Ata nuk do jene me te lidhur me te shkuarën dhe do duan te përfitojnë çdo moment për te njohur persona te rinj.

Shëndeti mund te jete delikat ditët e para, por nëse tregoni me tepër kujdes dhe nuk e lini pas dore aktivitetin fizik, do rikuperoheni shpejt. Financat do kalojnë edhe periudha disi me te vështira, por me durim dhe menaxhim te mire situata do normalizohet.

Ne pune do jeni te organizuar dhe do i përmbushni me se miri detyrat qe do iu jepen. Do ndiheni edhe me shume krenare për veten.

DEMI21. prill – 21. maj
Do keni një jete mjaft emocionuese këtë muaj dhe shpesh do ju duket vërtet sikur jeni ne ëndërr. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te jete e fundit.

Ata qe janë ne një lidhje duhet te mendojnë te bëjnë gjera te reja e pse jo ndonjë çmenduri te vogël. Rutina është ajo qe e shkatërron me shume se çdo gjë tjetër një lidhje. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë çdo ftese qe do ju behet për te pasur njohje te reja.

Edhe sikur gjerat te mos shkojnë ashtu siç mund te keni dashur rëndësi ka te mos qëndroni vetëm. Shëndeti do ketë probleme serioze. Do jeni nervoze gjithë kohës, mund te prekeni nga virozat e stinës, por mund te keni edhe probleme me stomakun.

Financat nuk do jene shume te trazuara, por çdo gjë mund te ndodhe nëse kryeni investime te pamenduara mire. Ne pune do ju mungoje serioziteti dhe mund t’i zhgënjeni tej mase shefat tuaj.

BINJAKET22. maj – 21. qershor
Gjatë këtij muaji do bëni te gjitha përpjekjet për te pasur një jete sa me te bukur dhe jo me debate. Emocionet do jene te forta jave pas jave.

Te dashuruarit duhet t’i shprehin me tepër ndjenjat e tyre sepse ashtu personin ne krah do afrohet edhe me shume. Këtë muaj ata duhet te jene edhe me te gatshëm për te zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Beqaret kane për te përjetuar emocione te forta qe javën e pare sepse do realizojnë takimin e shume ëndërruar. Gjithsesi javën e fundit duhet te tregohen pak me te matur. Shëndeti do jete i mire. Do jeni plot gjallëri dhe nuk do keni aspak shqetësime.

Ne planin financiar duhet te merrni masa urgjente para se situata te përkeqësohet. Kurseni pak me shume sot qe te dilni te fituar nesër. Ne pune merruni fillimisht me gjerat me te vështira dhe me pas gjithçka do ju realizohet me shpejt.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Ka shume mundësi qe asgjë te mos ju shkoje si e dëshironi këtë muaj. Planetët do i keni kundërt dhe problemet mund te zmadhohen me kalimin e ditëve.

Ata qe janë ne një lidhje do jene kokëfortë dhe nuk do tolerojnë ne asnjë moment. Kjo mund ta acaroje partnerin, i cili gjithashtu nuk do hape rruge.

Beqaret duhet te ruajnë sa me shume qetësinë sepse po u nxituar do e lëndojnë veten. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime vetëm ditët e para sepse me pas gjendja do filloje te normalizohet. Do ndiheni ne forme te përkryer fizike dhe mendore.

Financat mund te kenë tronditje te vogla për shkak te ndonjë shpenzimi te pamenduara. Gjithsesi nuk do e teproni. Ne pune do ju lindin ide nga me te ndryshmet sesi te arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Do ja arrini qëllimit.

LUANI23. korrik – 22. gusht
Ky muaj do jete paksa delikat për ju. Mund të keni probleme dhe zhgënjime te vazhdueshme. Ne disa raste madje do ndiheni edhe te izoluar dhe nuk do dini çfarë te bëni për te shpëtuar. Për beqaret gjërat nuk do ecin ashtu si i kishin menduar.

Persona te trete do ua turbullojnë mendimet dhe do i shtyjnë te debatojnë ashpër me ata qe kane ne krah. Do kërkojnë te dominojnë dhe do flasin vrazhde.

Beqaret do kenë shume dëshirë te dalin me personat qe do i ftojnë, por diçka nuk do i lere te veprojnë. Shëndeti here do jete i mire here i keq.

Ne disa raste stresi do ju beje te ndiheni pa fuqi. Financat, nëse nuk arrini t’i menaxhoni me kujdes, mund te dobësohen jashtëzakonisht. Mos u nxitoni as për shpenzimet. Ne pune duhet te mbështeteni vetëm tek vetja sepse te tjerët do ua prishin planet. Gjerat nuk do jene te lehta, por as te pamundura.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Ky nuk do jete një muaj shume i qete. Here pas here do gjendeni përballë vështirësive dhe problemeve. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë turbullira te njëpasnjëshme dhe ne disa momente do mendojnë edhe për ndarje. Gjithsesi javën e fundit situata do ndryshoje si me magji. Beqaret duhet te dalin e te argëtohen sa me shume qe te mundin.

Nëse do kenë mundësi mund te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Shëndeti mund te ketë vetëm disa shqetësime te vogla për shkak te lodhjes ne pune, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Ne planin financiar do bëni mire te mos nxitoheni për te kryer investime.

Ne pune mos ju besoni te gjitha atyre qe do ju thonë disa kolege sepse do e bëjnë çdo gjë qe t’iu prishin pune. Dëgjoni vetëm mendjen tuaj dhe keni për te arritur gjithnjë e me lart.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Gjatë këtij muaji duhet të bëni zgjedhje përfundimtare, por ne fakt nuk do ndiheni gati. Sado te mundohen miqtë dhe familjaret t’iu mbështesin ju nuk do mundeni dot. Te dashuruarit do bëjnë mire te reflektojnë here pas here para se te hedhin çdo hap ne mënyrë qe zemra mos ju lëndohet. Jave e fundit do jete disi me e ekuilibruar dhe me e qete.

Beqaret do kenë një jete sociale mjaft aktive dhe me mundësi te mira për te filluar lidhje. Vendimet mire është t’i marrin ne qetësi dhe pa u ndikuar nga te tjerët. Shëndeti nuk do jete i keq.. Do jeni ne forme vetëm bëni pak kujdes me te nxehtin.

Sektori financiar nuk do jete ne gjendjen me te mire. Mundohuni te jeni te kursyer me shpenzimet. Ne pune nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sido qe te jene gjerat. Prisni javën e fundit për te marre disa vendime.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Humori do vije dite pas dite duke u përmirësuar gjate këtij muaji dhe kjo do beje qe gjerat te fillojnë te ecin si duhet ne çdo plan. Ata qe janë ne një lidhje do kenë disa probleme te vogla javën e pare dhe kjo për shkak te kokëfortësisë se te dyve.

Pas datës 10 do rikthehet pasioni dhe emocionet e forta. Beqaret edhe pse nuk do jene ne humorin e duhur, nuk do i refuzojnë për asnjë moment ftesat qe do ju bëhen.

Për këtë arsye kane për te gjetur personin me te përshtatshëm. Shëndeti duhet pasur me shume nen kujdes. Mundohuni te qëndroni sa me shume ne ajër te pastër dhe te mos neglizhoni asnjë lloj shqetësimi.

Financat do jene te paqëndrueshme. Ne disa momente madje mund te gjendeni edhe ne situata delikate. Ne pune do ecni dalëngadalë drejt suksesit. Mund te merrni edhe propozime për një pune me te rëndësishme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Ky nuk do jete muaj shume i mire për ju. Do kërkoni gjithmonë me shume nga vetja dhe nga partneri dhe gjerat nuk do ju ecin si duhet. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i japin disi me shume prioritet jetës intime. Dijeni qe po e late pas dore partnerin do keni mosmarrëveshje me pas ose dikush tjetër do ua marre nga duart.

Beqaret do joshin pa fund, por nuk dihet me rëndësi nëse do fillojnë një lidhje serioze apo do kenë thjesht aventura. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni me energjike se me pare dhe nervozizmi nuk do ekzistoje me.

Gjendja e financave nuk do jete ne momentin me te mire. Tregohuni shume te matur me çdo lloj shpenzimi. Ne pune do jeni mjaft këmbëngulës dhe do arrini shume shpejt atje ku keni dashur gjithmonë.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Komunikimi me ata e ju rrethojnë nuk do jete shume i mire këtë muaj. Shpesh do debatoni edhe për gjerat me elementare. Ata qe janë ne një lidhje nuk do kalojnë gjithë kohës një periudhe te qete sidomos 15 ditët e para, megjithatë nuk duhet te dorëzohen.

Pas ditëve te zymta do rivijne serish ngjyrat. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme dhe ëndrrat do ju realizohen me shpejt nga sa mendonin.

Shëndeti për fat te mire nuk do ketë shqetësime serioze. Mund te ndiheni vetëm te lodhur here pas here dhe mund t’iu dhembe koka. Sektori i financave do jete here pas here i paqëndrueshëm. Kujdes me çdo hap qe do hidhni sepse po filluan problemet serioze nuk do dini çfarë te bëni. Ne pune do jeni ambicioze, largpamës dhe te pandalshëm. Te gjitha planet do ju plotësohen një e nga një..

UJORI21. janar – 19. shkurt
Këtë muaj do marrë fund ankthi dhe meraku. Do ndiheni më optimistë dhe buzëqeshja do mbizotërojë shumicën e kohës. Nuk do e keni problem as te realizoni njohje te reja. Te dashuruarit duhet te vene ne praktike çdo ide qe kane ne koke ne mënyrë qe te kenë një jete sentimentale sa me te bukur. Partneri do tregohet mjaft i përkujdesur.

Beqaret nuk do durojnë gjate te qëndrojnë me atë status dhe do bëjnë te pamundurën për ta ndryshuar. Gjendja fizike dhe ajo morale do jene te shkëlqyera.

Nuk do ndiheni aspak te lodhur. Sektori financiar do jetë me i qëndrueshëm dhe do e keni me te lehte te kryeni investime. Ne pune do keni energjinë e duhur për t’i çuar projektet para. Kritikat qe do ju bëhen do i dëgjoni dhe do mundoheni te rregulloni gabimet.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Ky muaj do jete ideal për te kaluar me shume kohe me ata qe doni dhe për te zgjidhur disa probleme. Nëse jeni ne një lidhje, javët e para do jene te shkëlqyera. Nuk do keni as problemin me te vogël me partnerin dhe do ndiheni te qete. Javën e trete mund te jene disa persona te jashtëm qe do nxisin debatet, por gjithsesi asgjë për t’u alarmuar.

Beqaret do i konkretizojnë ëndrrat e tyre pas disa takimeve interesante qe do realizojnë qe ditët e para. Çdo gjë ka për te qene ndryshe tashme. Për shëndetin do përkujdeseni me tepër se me pare dhe gjendja do mbetet gjithë kohës e mire.

Edhe financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Çdo shpenzim do e kryeni te mirëmenduar. Ne pune do jeni te hapur për çdo lloj sfide, do i shprehni hapur mendimet dhe do hidhni hapat e duhura.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Argetim

Ky është fruti i vetëm që balancon çrregullimet hormonale dhe ju ndihmon të bini nga pesha

Published

on

Edhe pse avokado ka hyrë shumë vonë në tregun tonë vendas krahasuar me atë evropian e më gjerë, është shndërruar shumë shpejt në një prej produkteve më të çmuara për shëndetin aq sa nuk do të gënjenim aspak nëse themi që ky frut çudibërës është i vetmi që ju ndihmon të rivendosni ekuilibrin hormonal, të humbni peshë dhe të mbroheni nga kanceri. Më poshtë, Living ju njeh me 5 arsyet kryesore përse duhet të konsumoni avokado:

1.Përmirëson shëndetin e zemrës: Avokado balancon lipidet e gjakut për shkak të acideve të shëndetshme yndyrore që përmban. Në një avokado me madhësi mesatare gjenden rreth 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% acide yndyrore poli të ngopura dhe 16% acide yndyrore të ngopura. Konsumi i vazhdueshëm i avokados përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pastron arteriet e venat.
2.Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm: Vitaminat dhe acidet esenciale Omega-3 që gjenden tek avokado ndihmojnë lëkurën tuaj të jetë sa më e shëndetshme dhe të balancojë nivelin e sebumit, si dhe është një ndër hidratuesit më të mirë të skalpit dhe flokëve. Avokado përmban luteinë, një karotenoid që mbron dhe forcon shikimin.
3.Parandalon kancerin: Një studim i botuar në Journal of Nutrition and Cancer, zbuloi se elementet fitokimike që gjenden tek avokadot janë shumë të fuqishëm për të zëvendësuar kemioterapinë tek pacientët që vuajnë nga kanceri i gojës. Hulumtime të mëtejshme kanë provuar po ashtu se antioksidantët karotenoidë të avokados pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene të kancerit të lëkurës.
4.Ju ndihmon të humbni peshë: Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura në yndyrna të shëndetshme përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye duhet ta bëni avokadon pjesë të regjimit tuaj dobësues.
5.Ndihmon në balancimin e niveleve të hormoneve: Avokado përmban acide yndore esenciale që ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë në funksionin riprodhues dhe atë njohës.

Continue Reading

Argetim

Horoskopi për muajin korrik sipas astrologes Meri Shehu, eklips total në këtë shenjë, renditja…

Published

on

Muaj Korrik do të jetë muaj i nxehtë.

Por duke filluar që nesër do të kemi eklips total në shenjën e Gaforres, por në të njëjtën ditë fillon edhe Hëna e re në këtë shenjë.

Do të futemi në një eklips emocional.

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara:

12-Peshqit janë në këtë pozicion sepse Mërkuri i kundërt i ngatërron pak, i sjell stres lodhje fizike dhe pa arrogancë në lidhje me punën. Do kenë një muaj të lodhshëm dhe të ngarkuar dhe jo shumë të hapur për planet e tyre. Ajo që duhet të kenë kujdes janë edhe çështjet ero tike.

Që nesër fillon të duket një emocion i madh dhe do ti japin fund një lidhje që i ka lodhur shumë ose një i japin fund një cikli në jetën e tyre. Dashuria për ta është në një moment kri ze, por do të rregullohet. Financat nuk janë shumë pozitive dhe shëndeti ka pak prob leme për shkak të stresit në punë.

11-Dashi kanë disa komplikacione që do të dalin papritur duke filluar nga çështjet familjare dhe ato të karrierës. Në mes të muajit do të kenë fuqizim dhe rënie të papritur. Për ata që nuk e kanë mendjen shumë tek karriera mund të kemi lajme të mira sepse do të kenë gjithë energjinë për të dashuruar. Dashuria është bukur dhe në plan të parë. Paratë do të shkojnë mirë nëse kanë biznese familjare dhe shëndeti do të jetë mirë.

10-Bricjapi kanë një muaj të çuditshëm që fillon fuqi shëm me çështjet ekonomike sepse do të kenë kërkesa të larta. Se sa do të realizohen kërkesat e tyre kjo mbetet për tu parë pas datës 9 sepse vonohen pritshmëritë e tyre. Pas datës 19 futen në një problem me veten në kuptimin se si i kanë hartuar planet. Do të futen në relacione serioze, por mund të kenë edhe ndarje të rëndësishme. Financat kanë ris qe. Shëndeti do të jetë relativisht mirë.

9-Binjakët në muajin korrik do të kenë plane, do të marrin energji dhe do kenë shumë projekte. Kjo do të thotë që do jenë në lëvizje dhe do të kenë shumë energji për të dhënë dhe për të marrë. Ajo që duhet të kenë kujdes janë financat sepse fillojnë të lëkunden.

Por muaji korrik do të ketë ulje ngritje për humorin e tyre për sa i përket gjërave që duan të marrin. Edhe në planet e tyre do të dalin pengesa dhe fillojnë edhe vonohen. Pas datës 19 çështjet marrin rrjedhë më të mirë. Dashuria për ta është në ritme të mira. Financat do të jenë të diskutueshme dhe shëndeti do të jetë mirë.

8-Ujori do kenë një muaj antagonist. Do përballen me gjëra të reja dhe partneritete të reja do të lidhjen shumë me punën. Duhet të tentojnë në kontrata dhe marrëveshje të rëndësishme. Në aspektet ero tike do jenë të fshehtë dhe pasionantë. Financat do jenë shumë mirë nëse do menaxhojnë mirë. Shëndeti do ketë luhatje.

7-Luani ka një muaj të fuqishëm. Marsi futet në shenjën e tyre dhe iu jep energji që të përparojnë dhe riskojnë. Do riskojnë në biznes dhe në jetën personale. Dashuria do të jetë e madhe, pasionate, e fshehtë, jeta e tyre private do të jetë e fuqishme. Në çështjet ekonomike do kenë probleme. Shëndeti mund të jetë problematik pas datës 19.

6-Gaforrja fillon fuqishëm me planet dhe çështjet ekonomike. Sot është një datë e mrekullueshme që të bëjnë realitet ndonjë plan ekonomik. Nesër diçka përfundon për ta, në jetën personale ose ekonomike. Do hapet diçka e re për të që mund të ketë vështirësitë e veta. Pas datës 19 duhet të bëjnë kujdes me kontratat. Financat do jenë mirë. Shëndeti relativisht mirë dhe me energji.

5-Virgjëresha janë mirë sepse do të kenë plane dhe strategji të fuqishme që mund ti bëjnë lidera. Nëse do të kontrollojnë hapat e tyre deri në datë 19 do të jenë shumë të suksesshëm. Do kthehen në projekte të së kaluarës dhe do jetë tendencë rikthimi i njerëzve të së kaluarës. Janë në momente pasionante. Financat janë mirë dhe shëndeti mirë në përgjithësi.

4-Demi kanë një muaj të rëndësishëm që e fillojnë me projekte. Nuk duhet të investojnë më shumë se sa duhet dhe nuk duhet të marrin vendime të rëndësishme. Do kenë flir te p[or jo një lidhje konkrete. Financat do jenë të paqëndrueshme. Shëndeti mirë.

3-Akrepi është në një pozicion të tillë sepse do të merren me karrierën fuqishëm. Duhet të vendosin në vend të parë veten e tyre. Do bëjnë udhëtime dhe kontrata me jashtë. Dashuria për ta do jetë e madhe dhe pasionante. Financat do jenë mirë.

2-Shigjetari do jetë një nga shenjat erotike ashtu si Luanët. Dielli iu jep energji pozitive dhe mund të kenë marrëveshje të mira. Ekonomia do të ecë shumë mirë. Do kenë njohje të reja dhe financa me ulje ngritje.

1-Peshorja do të kenë aleaca dhe mbështetje të konsiderueshme, mbështetje të fuqishme të cilat mund ti quajnë edhe bamirës. Do marrin forcë drejtuese gjatë muajit korrik. Mund të kenë finalizime të mira gjatë korrikut, por mund të kenë një propozim fejese ose martese që do të largoj retë e një marrëdhënie disi të stresuar që mund të kenë pasur.

Në planet e tyre do dalë një njeri që do ti pengojë dhe stresojë, por kurorëzimet do të jenë të mira ose parapërgatitjet e një plani madhështor do jenë të mira për një finalizim në Gusht. Do kenë kurorëzime të mëdha në jetën e tyre. Financat do jenë në ngritje dhe shëndeti do jetë mirë.

Continue Reading

Argetim

Ja kur pritet që vala e të nxehtit afrikan të godasë Shqipërinë; Temperaturat kalojnë parashikimet

Published

on

Valët e të nxehtit Afrikan kanë “goditur” prej ditës së djeshme kontinentin evropian duke bërë që temperaturat e ajrit të ngrihen deri në 45 gradë celsius në gadishullin Iberik, por temperatura ekstremist të larta priten në Evropën Qendrore dhe pjesërisht në Mesdhe.

Një meteorolog  spanjoll u shpreh se “dyert e ferrit” ishin hapur ndërkohë autoritetet e larta franceze urojnë që të mos përsëritet situata e vitit 2003 ku rreth 15 mijë persona ndërruan jetë si pasojë e temperaturave shumë të larta.

Vendi ynë do të jetë në periferi të kësaj vale ku temperaturat do të rriten jo më shumë se 39 gradë celsius. Kjo situatë pritet të vijojë deri në fillimin e muajit korrik, periudhë që vala e të nxehtit do të përfshijë Ballkanin dhe Shqipërinë

Continue Reading

Trending

Top Black Out eshte krijuar si nje platforme e re ku do te keni mundesine te gjeni lajmet me pikante dhe gjithcka tjeter rreth modes, keshillave te bukurise dhe te rejave me te fundit te televizionit. Copyright © 2018 Top Black Out